Showbiz

Adele tregon se ka pirë katër shishe verë një herë në mëngjes

Adele ka thënë se një herë kishte pirë katër shishe verë para drekës gjatë izolimit të COVID-19.

Këngëtarja bëri tituj në botë më 2019 kur humbi peshë pasi hoqi sheqerin dhe pijet alkoolike.

Sipas Daily Star, ajo u tha fansave se çfarë kishte vepruar kur ishte në izolim, shkroi FemaleFirst. 

“E mbaj mend kur erdha këtu, në izolim, ishte ora 11:00 dhe kisha pirë katër shishe verë”.

Vitin e kaluar Adele tha se kishte ndaluar pirjen. Ajo ka një djalë 9 vjeç dhe tani është në lidhje dashurie me agjentin sportiv Rich Paul.

“Ndalova pijet alkoolike. Kjo është mënyrë e mirë ta njohësh veten, duke pirë ujë dhe të jesh kthjellët. Tani nuk pi më dhe kam energji më shumë se kurrë”.