Dy persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë lënduar si pasojë e një rrëmuje të krijuar në një koncert të reperes GloRilla, në Rochester të New Yorkut.
Autoritetet kanë deklaruar se rrëmuja mund të ketë ndodhur kur pjesëtarë nga audienca gabimisht menduan se kanë dëgjuar të shtëna, raportoi BBC-ja të martën.
Mirëpo nuk ka pasur ndonjë evidencë se ka pasur vërtetë të shtëna me armë zjarri, ka deklaruar një zyrtar policor për ABC News.
GloRilla e cila e kishte përfunduar performancën pak para incidentit, ka deklaruar se ndihej e shkatërruar dhe zemërthyer me ndodhinë.
Këngëtarja nga Memphis, kënga e të cilës F.N.F (Let’s Go) ishte e nominuar për performancën më të mirë rep në “Grammy” këtë vit, ka deklaruar se nuk e kishte ditur për rrëmujën derisa ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
