Showbiz

Fejohet Adele, pranon unazë në vlerë prej gjysmë milioni euro

Adele raportohet të jetë fejuar me të dashurin e saj, Rich Paul.

Page Six shkruan se këngëtarja britanike ka pranuar një unazë nga i dashuri i saj, në vlerë prej më shumë se 500 mijë eurosh.

Këngëtarja 34-vje֛çare e hitit “Chasing Pavements”, po raportohet se është duke planifikuar edhe një martesë me agjentin e sporteve, 41-vjeçarin Rich Paul, më të cilin është në lidhje që dy vjet.

Unaza e Adeles ka rënë në sy gjatë një performance të saj në rezidencën në Las Vegas.

Gemologia Alexandra Michell nga “Posh Pawn” e Channel 4 ka thënë për Daily Mail se "Adele po mban në gishtin e saj të fejesës një diamant rreth 8 karatësh, në formë të dardhës".

Adele ka një djalë 10-vjeçar me ish-bashkëshortin, Simon Konecki.