Bebe Rexha ka paralajmëruar se do të sjellë këngë të re.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka bërë të ditur të enjten se do të publikojë këngë më 17 shkurt. Në këtë ditë, Kosova feston përvjetorin e Pavarësisë.
Kënga do të titullohet “Heart Wants What It Wants”.
Kënga e fundit e Bebes në bashkëpunim me David Guetta “I’m Good” ka korrur sukses të madh.