Showbiz

Fejohet vajza e Eminemit, Haile Jade

Vajza e Eminemit, Hailie Jade, e ka bërë publik lajmin e fejesës përmes rrjeteve sociale.

“Përmbledhje rastësore e fundjavës. Data 4 shkurt 2023… Të dua Evan McClintock”, shkroi 27-vjeçarja në fotografinë e postuar ku shihet propozimi romantik dhe intim që McClintock i bëri.

Derisa babai i famshëm i Hailiet nuk e ka komentuar publikisht lajmin e madh, ajo pranoi mbështetje të shumta dhe të sinqerta nga miqtë e tij të famshëm, të cilët urimet i bënë në sektorin e komenteve në postimin e saj.

Në fillim të vitit, reperi 50 Cent e zbuloi lajmin se aktualisht është duke punuar me Eminemin, në ripërpunimin e filmit të tij gjysmësiografik, “8 Mile”, në një serial televiziv.

“Do të jetë një projekt i madh. Nuk do të jetë i thjeshtë. Po investoj shumë në të. Dua që Eminemi të jetë i përfshirë sepse kjo është trashëgimia e tij. Kjo është shumë e rëndësishme për mua”, deklaroi reperi, emri i vërtetë i së cilit është Curtis James Jackson III.

I lansuar nëpër kinema në vitin 2002, filmi “8 Mile” ishte një sukses në Hollywood duke i fituar disa shpërblime të rëndësishme, ndër të cilat edhe çmimin “Oscar” për kënga më të mirë origjinale për kolonën zanore, “Lose Yourself”.

Në nëntor të vitit të kaluar, Hailie e shoqëroi të atin në ceremoninë e prezantimit të tij në, “Rock & Roll Hall of Fame”, krahas yjeve tjerë të muzikës si, Dolly Parton, dyshja “Eurythmics”, Carly Simon, grupi “Duran Duran”, Lionel Richie, Pat Benatar dhe Neil Giraldo.

Pas këtij nderimi që iu prezantua nga Dr. Dre, Eminem i performoi disa prej hiteve të tija më të njohura përfshirë këtu, “My Name Is”, “Rap God”, “Stan”, “Not Afraid” dhe të tjerë. Në fjalimin e tij para turmës, reperi i kërkoi të bijës që t’i mbyllë veshët për disa minuta, pasi i kujtoi kohët kur kishte probleme me varësinë nga droga, çka i shkaktoi mbidozë aksidentale në vitin 2007.