Showbiz

Rita Ora lanson këngën e re “You Only Love Me”

 

Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Rita Ora, e ka publikuar videoprojektin e ri muzikor, “You Only Love Me”.

Kënga vjen e kompletuar me videoklip, ku Rita shfaqet duke u bërë gati për dasmën e saj. Fansan mendojnë se me këtë projekt, në njëfarë mënyre ajo po e konfirmon martesën me regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi.