Showbiz

Veshjet, tekstet dhe kitara e Shakirës - në Muzeun e Grammyt

Foto: Courtesy
 

Dy veshjet e Shakiras gjatë një shfaqjeje të pjesës së parë të Super Bowl, tekstet e saj të shkruara me dorë dhe kitara e saj elektrike e kristalizuar, janë ndër artikujt që do të ekspozohen për një ekspozitë muze në Los Anxhelos.

Muzeu i Grammyt njoftoi të enjten se fituesja e shumë Grammyve do të ketë hapjen e saj të parë të ekspozitës më 4 mars. Ekspozita e quajtur "Shakira, Shakira: Përvoja e Muzeut Grammy" do të shfaqë 40 artefakte nga arkivi i saj personal në galerinë e përhershme të muzikës latine të muzeut, raportoi Associated Press të enjten.