Selena Gomez i ka mohuar thashethemet e fundit se ajo është në një lidhje të re.
Këngëtarja dhe aktorja 30-vjeçare, e cila më parë ka qenë në lidhje me Justin Bieber dhe The Weeknd, raportohej se kishte nisur një lidhje me këngëtarin, Andrew Taggart, 33-vjeçar.
Mirëpo Gomez i ka shuar përmes Instagramit dilemat e fansave të saj.
"Më pëlqen shumë të jem vetëm #iamsingle", ka shkruar shkurt ajo.
Vetëm ditë më parë, u raportua se aktorja e "Only Murders in the Building" dhe Drew së fundmi kishin filluar të takoheshin me njëri-tjetrin.
Burimet pohuan se bukuroshja brune dhe ylli i Chainsmokers “po shkojnë në boëling dhe në kinema” kur dalin në takime së bashku.
Në nëntor, Selena zbuloi se ishte e përgatitur të rrezikonte thyerjen e zemrës në ndjekje të dashurisë.
Krijuesja e hitit "Lose You To Love Me" shpjegoi se ajo mbetet e vendosur për të gjetur dashurinë, pavarësisht vështirësive të saj të mëparshme në lidhje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.