Showbiz

“Vibe” titullohet kënga e re e yjeve të K-Popit, TAEYANG dhe Jimin

 

Këngëtari, tekstshkruesi dhe valltari nga Korea Jugore, TAEYANG, e ka publikuar këngën e re me titull, “VIBE”, pjesë e së cilës është edhe Jimin, anëtari i grupit të njohur të muzikës K-Pop, “BTS”.

TAEYANG, emri i vërtetë i së cilit është Dong Young-bae, është po ashtu pjesë e grupit të famshëm të muzikës K-Pop, “BIGBANG”. Ai e ka bashkëshkruar këngën e re me Jiminin, bënë të ditur studioja incizuese që e menaxhon karrierën e tij, “THEBLACKLABEL”.