Kanye West raportohet se është martuar me stilisten e “Yeezy”, Bianca Censori, në një ceremoni sekrete të enjten.
Censori, e cila u pa duke darkuar me reperin në fillim të kësaj jave, ka punuar si dizajnere arkitektonike për markën e tij “Yeezy” për disa vite, zbuloi profili i saj në LinkedIn.
Ndonëse zakonisht është brune, së fundmi ajo ndryshoi pamjen e saj duke u bërë bjonde– duke shkaktuar kështu konfuzion edhe në mesin e fansave të reperit të hitit "Jesus Walks".
Dyshja u panë me unazat e tyre të reja teksa mbërritën të enjten në Waldorf Astoria në Beverly Hills.
Muajin e kaluar, reperi publikoi një këngë të titulluar "Censori Overload" – që thuhet të ketë qenë një përkushtim i drejtpërdrejtë për nusen e tij të re.
Kanye emri i të cilit zyrtarisht është Ye, ka qenë i martuar me Kim Kardashian, me të cilën ka katër fëmijë.
