Janë bërë publike të enjten nominimet për çmimet muzikore “Brit Awards 2023”.
Nga 12 çmime sa do të ndahen edhe këtë vit, për dy prej tyre garojnë edhe dy shqiptaret e famshme, Dua Lipa e Bebe Rexha.
Dua Lipa është e nominuar në kategorinë “Best Pop/R&B Act”, derisa Bebe Rexha është e nominuar në kategorinë “International Song of the Year”.
Bebe Rexha është futur në garë me bashkëpunimin e saj me David Guetta “I’m Good”.
Derisa Dua për çmimin garon me artistë si: Harry Styles, Sam Smith e Charli XCX, Bebe garon me Beyoncen, Taylor Swift, Lizzo etj.
“Brit Awards” do të mbahet më 11 shkurt në “02 Arena” të Londrës.