Aktorja amerikane Amber Heard do t’i paguajë ish-bashkëshortit Johnny Depp, 1 milion dollarë, si pjesë e një marrëveshje për të zgjidhur padinë për shpifje. Lajmin e kanë konfirmuar për BBC-në avokatët e aktorit të famshëm amerikan Depp.
Ish-çifti u përball në gjykatë këtë pranverë në një betejë ligjore të profilit të lartë.
Në qershor, juria në Virxhinia mbajti kryesisht anën e Deppit, duke konstatuar se Heard në artikullin e vitit 2018, kishte shpifur, duke thënë se ishte viktimë e abuzimit.
Ajo kishte apeluar vendimin, por të hënën, ka thënë se ka vendosur të arrijë një kompromis “pasi ka humbur besimin në systemin amerikan të drejtësisë”.
Depp e kishte paditur ish-bashkëshorten e tij për shpifje në një op-ed të vitit 2018, që ishte botuar në Washington Post, në të cilin kishte thënë se ka qenë viktimë e dhunës në familje. Nuk kishte përmendur emrin e Deppit. Heard kishte bërë një kundërpadi.
Juria qëndroi kryesisht në anën e Deppit, duke kërkuar që aktori amerikan të kompensohet me 15 milionë dollar.
Të hënën avokatët e Deppit kanë thënë se janë të lumtur që është zgjidhur çështja.
“Po mbyllim derën e këtij kapitulli të dhimbshëm për zotin Depp”, thanë avokatët.
Ata përmendën se shuma prej 1 milion dollarë do të shkojë nëpër disa organizata bamirëse.