Showbiz

Dua Lipa përflitet për një lidhje të re me reperin Jack Harlow

Siç duket shkrimi i një kënge për dikë mund të jetë një mënyrë e mirë për t’ia fituar zemrën atij personi.

Publiku ka mbetur i çuditur me lajmin e fundit për një lidhje të mundur mes këngëtares Dua Lipa dhe reperit Jack Harlow.

Sipas burimeve të cituara nga “Page Six”, pop ylli me prejardhje kosovare e ka filluar një romancë me reperin amerikan, i cili në albumin e tij të fundit e përfshin një këngë të titulluar “Dua Lipa”.

Siç duket, pas takimit me sharmantin Harlow në ngjarjen, “Variety Hitmakers Brunch” në Los Angeles, Lipa është afruar shumë me të dhe nga atëherë vazhdojnë të jenë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin.

{gallery}

Megjithëse nuk ka asgjë të konfirmuar rreth kësaj lidhjeje, burime të ndryshme kanë bërë të ditur se Jack është shumë i interesuar në Duan, dhe e ka ndarë mendjen që ta bëjë atë për vete.

Besohet se gjatë kohës sa këngëtarja po qëndronte në New York, reperi shkoi ta vizitonte me ç’rast edhe darkuan së bashku në një restorant.

27-vjeçarja e njohur për hite të tilla si, “Don’t Start Now” dhe “Break My Heart”, së fundmi u përfol se është në lidhje me prezantuesin dhe komedianin e njohur, Trevor Noah, kjo pasi u fotografuan duke ngrënë darkë së bashku në New York. Por më pas u bë e ditur se takimi i tyre ishte shoqëror, dhe zuri vend pas pjesëmarrjes së Noahs në podcastin e këngëtares, “At Your Service”.

Lidhja e fundit serioze e Dua Lipës ishte me modelin, Anwar Hadid, por dyshja i dha fund romancës dy vjeçare në dhjetor të vitit 2021.