Pasi skandali për mungesë diversiteti dhe thirrjet për bojkot e zhytën në rrëmujë Shoqatën e Gazetarëve të Huaj të Hollywoodit, dhe e anuluan ceremoninë e ndarjes së çmimeve për një vit, organizatorët e ngjarjes së përvitshme “Globi i Artë” janë bërë gati për një rikthim të fuqishëm, duke nominuar filma të tillë si, “The Banshees of Inisherin” dhe “Everything Everywhere all at Once”.
Të nominuar në kategorinë “Filmi më i mirë dramë” janë projektet, “The Fabelmans”, “Top Gun: Maverick”, “Elvis”, “Tár” dhe “Avatar: The Way of Water”. Kurse në kategorinë “Filmi më i mirë komedi apo mjuzikëll” garojnë projektet: “The Banshees of Inisherin”, “Everything Everywhere All at Once”, “Glass Onion: A Knives Out Mystery”, “Babylon” dhe “Triangle of Sadness”.
Filmi i regjisorit Martin McDonagh, “The Banshees of Inisherin”, po udhëheq sivjet me gjithsej tetë nominime. Kurse filmi me protagonist aktorët aziatik, “Everything Everywhere all at Once”, arriti të nominohet në gjithsej gjashtë kategori.
Ndër aktorët e nominuar në kategorinë për dramë janë yjet: Brendan Fraser, Austin Butler, Hugh Jackman, Bill Nighy dhe Jeremy Pope. Kurse në kategorinë “Aktorja më e mirë në dramë” garojnë: Cate Blanchett, Olivia Colman, Viola Davis, Ana de Armas dhe Michelle Williams.
Aktori Brendan Fraser ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë ngjarje, pasi në vitin 2003 një nga anëtarët e kamotshëm të Shoqatës së Gazetarëve të Huaj të Hollywoodit, Philip Berk, e kishte prekur atë në pjesët intime.
Në kategorinë për filmin më të mirë komedi dhe mjuzikëll garojnë: “Babylon”, “The Banshees of Inisherin”, “Everything Everywhere All at Once”, “Glass Onion: A Knives Out Mystery” dhe “Triangle of Sadness”.
Aktoret e nominuara sivjet për performancën më të mirë në komedi janë: Lesley Manville, Margot Robbie, Anya Taylor-Joy, Emma Thompson, dhe Michelle Yeoh. E për çmimin “Aktori më i mirë në komedi” garojnë aktorët: Diego Calva, Daniel Craig, Adam Driver, Colin Farrell dhe Ralph Fiennes.
Sivjet në kategorinë “Regjisori më i mirë” të nominuar janë: James Cameron për filmin “Avatar: The Way of Water”, Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert për filmin “Everything Everywhere All at Once”, Baz Luhrmann për filmin biografik “Elvis”, Martin McDonagh për filmin “The Banshees of Inisherin” dhe Steven Spielberg për projektin e tij të fundit “The Fabelmans”.
Sa i takon kategorive për televizion, serialet në garë për çmimin “Drama më e mirë” janë: “Better Call Saul”, “The Crown”, “House of the Dragon”, “Ozark” dhe “Severance”. Kurse në kategorinë “Komedia më e mirë”, të nominuara janë serialet: “Abbott Elementary”, “The Bear”, “Hacks”, “Only Murders in the Building” dhe “Wednesday”.
Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “Globi i Artë” do të mbahet më 10 janar të vitit 2023, dhe do të prezantohet nga komediani Jerrod Carmichael.
Këtu e gjeni listën e plotë të nominimeve: