Showbiz

Taylor Swift së shpejti vjen si regjisore e filmit të metrazhit të gjatë

Foto: AP/Associated Press
 

Ylli i muzikës, Taylor Swift, do ta bëjë regjinë e filmit të parë të metrazhit të gjatë, të cilin do ta realizojë në bashkëpunim me studion filmike “Searchlight Pictures”.

Kantautorja e njohur amerikane e ka shkruar një skenar filmi, derisa hollësi rreth temës që ai e trajton dhe personazheve të tij, nuk janë zbuluar ende.