Showbiz

Kanye West dëbohet sërish nga Twitteri

Kanye West është përjashtuar sërish nga Twitteri dhe është akuzuar për "nxitje të dhunës" për shkak të postimeve fyese në platformë- një muaj pasi llogaria e tij u rikthye.

Reperi amerikan, emri zyrtar i të cilit është Ye, bëri një seri postimesh të çrregullta në Twitter - njëra prej të cilave dukej se tregonte një simbol që kombinonte një simbol antik dhe një yll hebre, raportoi BBC-ja të premten.

Shefit të ri të Twitterit, Elon Musk iu kërkua nga një përdorues që të "rregullonte Kanyen".

Pas kësaj Musku shkroi në Twitter se West kishte "shkelur rregullin kundër nxitjes së dhunës".

"Llogaria do të pezullohet," shkroi Musku në një postim në Twitter.

Westit iu mbyllën llogaritë e tij në Twitter dhe Instagram pasi postoi mesazhe antisemite në tetor.

Të dyja platformat hoqën postimet e reperit në të cilat akuzonte reperin Diddy se kontrollohej nga njerëzit hebrenj.