Bad Bunny ishte artisti më i transmetuar në Spotify në mbarë botën në vitin 2022, për të tretin vit me radhë.
Superylli portorikan dominoi edhe një herë Spotify Wrapped, përmbledhjen vjetore të shërbimit të transmetimit të artistëve dhe këngëve që përdoruesit e tij e kaluan vitin duke dëgjuar.
Në mesin e pesë artistëve më të mirë të vitit në mbarë botën janë edhe Taylor Swift, The Weeknd, dhe BTS.
Bad Bunny ishte tashmë një yll, por ky vit u dëshmua shumë i suksesshëm për këngëtarin e "Moscow Mule", shkruan CNN.
Albumi i tij i suksesshëm "Un Verano Sin Ti", i cili është nominuar për albumin e vitit në Grammy-n e ardhshëm, ishte gjithashtu albumi më i transmetuar i Spotify në mbarë botën këtë vit.
Për të nderuar arritjen e Bad Bunny, Spotify tha se do ta kthente ikonën e tij të zemrës në dizajnin e parë në artin e albumit për "Un Verano Sin Ti", një version i të cilit u shfaq si një tullumbace në Paradën e Ditës së Falenderimeve të Macy këtë vit.
Në SHBA, Drake doli në krye si artisti më i transmetuar i vitit, i ndjekur nga Swift. Kanye West, i cili është kritikuar gjerësisht për komente të shumta antisemitike gjatë javëve të fundit, u shfaq gjithashtu në top pesëshen.