Showbiz

Hailey Bieber pjesë e listës “Forbes 30 Under 30”

Ylli i njohur i showbizit, Hailey Baldwin Bieber, e pushtuar nga emocionet i informoi ndjekësit e saj në rrjetet sociale se është bërë pjesë e listës së përvitshme të personave më të suksesshëm nën moshën 30-vjeçare, të përpiluar nga revista “Forbes”.

Modelja dhe afaristja 26-vjeçare, e cila është e martuar me këngëtarin Justin Bieber, u shpreh e lumtur për këtë nderim që i është bërë për punën dhe angazhimin e saj si afariste.

“Faleminderit shumë revista ‘Forbes’. Jam jashtëzakonisht e lumtur që jam pjesë e kësaj liste dhe e kësaj balline, dhe shumë e emocionuar për projektet e ardhshme të kompanisë sime ‘Rhode’. Po ashtu e falënderoj ekipin tim që është i mrekullueshëm. Ky rrugëtim ka qenë i pabesueshëm”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Forbes (@forbes)

 

Në intervistën shoqëruese të numrit special të revistës, “Forbes 30 Under 30”, Hailey zbuloi se ajo dhe partnerët e saj të biznesit kanë kaluar nëpër disa raunde të riformulimit të produkteve gjatë procesit të zhvillimit, derisa i plotësuan standardet e saj duke u siguruar që çmimi i çdo produkti të mos kalonte shumën prej 30 dollarësh.

Hailey, e cila është vajza e aktorit Stephen Baldwin, e themeloi brendin e produkteve të bukurisë, “Rhode Skin”, në qershor të këtij viti. Para se të futej në botën e biznesit, në moshën 17-vjeçare ajo bëri emër në fushën e modës. Hailey shquhet si një prej modeleve më të njohura në botë, duke bashkëpunuar me brende të mëdha si, “Jimmy Choo”, “Saint Laurent”, “Tommy Hilfiger” dhe të tjerë.

Ndërkohë, edhe reperja Megan Thee Stallion arriti të bëjë histori këtë vit duke u bërë pjesë e kësaj liste. Ajo u bë gruaja e parë afrikano-amerikane që përfshihet në ballinën e “Forbes 30 Under 30”.

Këtë arritje të fundit ajo e festoi edhe me një postim në rrjetin social Instagram.