Showbiz

Smith u përgjigjet njerëzve që nuk janë të gatshëm t’ia shikojnë filmat

 

Ylli i kinematografisë, Will Smith, i është përgjigjur të gjithë atyre që nuk ndihen të gatshëm për t’i shikuar filmat e tij të ri, pas incidentit në ceremoninë e fundit “Oscar” me ç’rast e qëlloi me shuplakë në fytyrë komedianin, Chris Rock.

Smith thotë se e kupton nëse njerëzit nuk janë të gatshëm ta përkrahin filmin e tij të ardhshëm, Emancipation”, për shkak të veprimit të tij të turpshëm.