Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kush është Rejhani, kosovari që synon ta përfaqësojë Suedinë në “Eurosong 2023”

Televizioni suedez “SVT” e ka prezantuar gjysmën e parë të formacionit të këngëtarëve konkurrent për edicionin e ardhshëm të festivalit, “Melodifestivalen”, ngjarje kjo që e përzgjedh përfaqësuesin e kombit nordik në garën evropiane të këngës, “Eurovizion”.

Festivali i muzikës popullore, “Melodifestivalen”, rikthehet të shtunën më 4 shkurt dhe zgjat gjashtë javë, me ç’rast 28 artistë nga Suedia konkurrojnë në katër faza të garës, përpara se finalja e madhe të zhvillohet të shtunën më 11 mars 2023.

Ky është një vit i veçantë për “Melodifestivalen” dhe fansat e tij, pasi është hera e parë që do të realizohet turneu i tij i njohur rreth Suedisë, që nga viti 2020.

Një prej këngëtarëve pretendent për ta fituar këtë garë sivjet, duke e fituar kështu të drejtën për ta përfaqësuar një shtet si Suedia në “Eurovizion”, është edhe djaloshi kosovar 16-vjeçar, Rejhan Bellani.

Rejhan bëri emër në Suedi në vitin 2021, si pjesëmarrës në garën muzikore “Sweden’s Got Talent”. Nga atëherë, ai e ka perfeksionuar talentin e tij në studio incizuese gjatë gjithë vitit, si dhe pritet të debutojë si një artist i kompletuar në vitin 2023.

Këngëtari i ri i talentuar këndon, i bie pianos dhe kitarës nga mosha 4-vjeçare. Me rrënjë nga Kosova dhe Bosnia dhe Hercegovina, Rejhani di të performoj në gjuhën shqipe, boshnjake, angleze dhe suedeze.

Edhe Ish-futbollisti i Kosovës U21 ftohet për Kampionat Botëror Futboll Ish-futbollisti i Kosovës U21 ftohet për Kampionat Botëror

Kur nuk është duke krijuar muzikë apo duke luajtur futboll, Rejhan Bellani fokusohet në shkollë. Ai studion për ekonomi në shkollën e mesme.

Emrat e 14 artistëve dhe këngëve konkurrente që e vazhdojnë garën e festivalit, “Melodifestivalen”, do të bëhen të ditur të mërkurën më 30 nëntor nga kanali “SVT”.

Image