Diva amerikane e muzikës, Mariah Carey, dëshiron që fëmijët e saj t’i kenë të gjitha gjërat në jetë, pasi ajo vet e kishte një fëmijëri të vështirë dhe të ngatërruar.
Pop ylli 52-vjeçar hiti i së cilës, “All I Want For Christmas Is You”, nga lansimi në vitin 1994 e gëzon reputacionin e këngës më të shitur të Krishtlindjeve nga një artiste, i ka binjakët Moroccan dhe Monroe me ish-bashkëshortin, Nick Cannon. Në një intervistë të fundit ajo shpjegoi se festat e fundvitit e bëjnë shumë të lumtur, kjo pasi e ka përjetuar një transformim të madh në jetën e saj personale.
“E di që në të shumtën e rasteve njerëzit thonë, “shikojeni atë, është aq e lumtur, festive dhe një person që i dashuron Krishtlindjet’. Por, e vërteta është se kjo festë vërtetë më lumturon. Njerëzit mendojë se unë e kam pasur një jetë sikur të princeshave nëpër përralla, mirëpo ky nuk është realiteti. Dyshoj se keni kohë të shkruani për fëmijërinë time, prandaj nuk po hyjmë në detaje. Por, kur e ke një fëmijëri të ngatërruar dhe më pas ke mundësi ta përjetosh një transformim dhe t5a kesh një jetë ashtu siç dëshiron, kjo është lumturi për mua. Prandaj dua që fëmijët e mi t’i kenë të gjitha në jetë. Dua që ata të mund ta kuptojnë se mund të jenë çfarë të duan, dhe të bëjnë çfarë të duan në jetë”.
Tutje, ylli i hitit “Always Be My Baby”, shtoi se i pëlqen që ka mundësi të dhurojë dhurata ekstravagante, sepse është diçka që ajo si fëmijë nuk e ka përjetuar.
Mariah Carey besohet se i fiton 2.6 milionë dollarë në vit nga transmetimi i këngës më të dëgjuar në botë gjatë festave të fundvitit, “All I Want For Christmas Is You”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.