Showbiz

Fustanet e Lady Gagas do të ekspozohen në Pallatin Kensington

Fustanet e veshur nga Lady Gaga dhe Lizzo do të shfaqen në Pallatin Kensington.

Rezidenca mbretërore – e cila është shtëpia e Princ Williamit, bashkëshortes së tij Catherine, dhe fëmijëve të tyre – pritet të hapë një ekspozitë ku do të paraqiten një numër kujtime historike përreth pallatit bashkë me copëza nga jeta moderne e të famshmëve, përfshirë veshjet e veshura nga ta, shkroi FemaleFirst.

Në një njoftim të pallatit u tha se ekspozita do të jetë një nga më të mëdhatë ndonjëherë dhe se ka për qëllim të tregojë historinë se si “rregullat dhe politika” kanë luajtur një rol në modën e ditëve moderne.

“Një nga ekspozitat më të mëdha të organizuara ndonjëherë në Pallatin Kensington, me mbi dyqind objekte mahnitëse që mbushin apartamentet spektakolare historike të pallatit, kjo ekspozitë e madhe tregon historinë se si rregullat dhe politika kanë ndikuar në modën moderne".

Ekspozita do të fillojë në pranverën e vitit 2023 dhe do të paraqesë dukjet mahnitëse të yjeve si Lady Gaga dhe Lizzo krah kostumeve historike të bukura, duke paraqitur dy paralele mes botës së tapetit të kuq dhe Hollit Mbretëror të shekullit 18.