Reperi i njohur nga Chicago, Kanye West, është paralajmëruar se rrezikon ta humbë kujdestarinë e plotë të katër fëmijëve që i ka me ish-bashkëshorten, Kim Kardashian.
Ekspertët ligjorë thonë se gjykatësi mund të vendosë kundër reperit, që ai të ketë qasje të plotë ndaj fëmijëve, kjo pasi zgjodhi që të mos e ndjekë seancën dëgjimore të caktuar për 16 nëntor.
Sipas dokumenteve gjyqësore, 45-vjeçari Ye e ka vetëm edhe një shans të fundit për t’u marrë në pyetje nga ekipi ligjor i Kimit, në seancën e 29 nëntorit.
Por, burime të ndryshme thonë që në rast se ai vendos të mos jetë i pranishëm edhe me këtë datë, atëherë ky veprim mund të ketë implikime të tmerrshme mbi shanset e tij për kujdestarinë e katër fëmijëve të ish-çiftit, North, Saint, Çikago dhe Psalm.
Mediat kanë raportuar se, Kim Kardashian, është e gatshme t’ia ofrojë Kanyes kujdestarinë e barabartë të fëmijëve, por ai vazhdon të deklarojë përmes rrjeteve sociale se themeluesja e kompanisë “SKIMS” kujdeset për ta në 80 për qind të kohës.