Showbiz

Aktori i njohur paditet në Britani për shtatë vepra të tjera seksuale

Kevin Spacey do të paraqitet në gjykatë në Londër muajin e ardhshëm pasi është akuzuar për shtatë vepra të tjera seksuale ndaj një burri që është paraqitur si ankues i katërt.

Akuzat e reja kundër aktorit përfshijnë tri incidente sulmi, tri të sulmit seksual dhe një që e bëri një person pa dëshirën e tij të merrte pjesë në aktivitet seksual, raporton The Guardian.

Spacey u paraqit në Old Bailey në Londër në korrik për të mohuar pesë pretendimet e lidhura me tre burra të tjerë.

Policia ka thënë se ai është akuzuar më tutje me një numër veprash penale, dhe do të paraqitet para gjykatës më 16 dhjetor.

Fituesi i Oscarit ka thënë paraprakisht se mohon akuzat e bëra nga tre burra.

Spacey njihet për rolet e tij në seritë e Netflixit “House of Cards” dhe filmat “The Usual Suspects” dhe “American Beauty”.