Showbiz

Davidson dhe Ratajkowski mund të jenë çifti më i ri i showbizit

Mediat e huaja po raportojnë për një çift të ri të shoëbizit dhe reagimet e publikut deri më tani kanë qenë të përziera.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se komediani Pete Davidson dhe modelja Emily Ratajkowski janë në fazat e para të romancës.

Aktori 28-vjeçar, Davidson, u nda nga superylli televiziv Kim Kardashian në fillim të këtij viti, pas nëntë muajsh lidhje. Por, tani thuhet se ai ka disa muaj që është duke biseduar me aktoren dhe modelen, Ratajkowski, dhe gjërat mes tyre po shkojnë mirë.

“Pete dhe Emily kanë disa muaj që flasin me njëri-tjetrin dhe po e ndërtojnë një raport të mirë mes tyre. Ata janë në fazat e para të lidhjes, por që të dy e pëlqejnë njëri-tjetrin. Pete po e bënë Emilyn të lumtur me humorin e tij dhe i pëlqen sa inteligjente është ajo”, citohet të ketë thënë një burim për revistën “Us Weekly”.

Sidoqoftë, nuk ka konfirmime zyrtare nga zëdhënësit e kësaj dyshe dhe lajmet se ata janë çift, mbesin vetëm spekulime. Nga ndarja e Ratajkowskit nga bashkëshorti, Sebastian Bear-McClard, me të cilin e ka djalin 18-muajsh Sylvester, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rreth jetës sentimentale. U tha se modelja e njohur e ka filluar një lidhje dashurie me yllin hollywoodian, Brad Pitt, por lajmi doli të jetë i pavërtetë pasi së fundmi, Emily i fotografua në rrugët e New Yorkut duke u puthur me DJ Orazio Rispo.

Në anën tjetër, ylli i “Saturday Night Live”, Pete Davidson, thuhet se e ka pasur të vështirë ta tejkalojë ndarjen nga Kim Kardashiani pasi vazhdon të jetë i obsesionuar pas saj, dhe po shpresonte se themeluesja e markës “SKIMS” do t’ia jepte edhe një shans lidhjes së tyre.