Showbiz

Kanye West zotohet se për një muaj s’do të flasë, s’do të pijë e s’do të shikojë pornografi

Reperi i njohur, Kanye West, është rikthyer në Twitter dhe ka bërë disa premtime të guximshme për atë që do të bëjë në 30 ditët e ardhshme.

Reperit, i njohur tashmë me nofkën Ye, iu pezullua llogaria në Twitter muajin e kaluar pasi bërë një sërë deklaratash antisemitike në platformë.

Ndoshta për të shmangur ndonjë problem tjetër, Westi ka lëshuar një deklaratë të re në Twitter duke thënë se ai nuk do të flasë me askënd për muajin e ardhshëm.

Të enjten vonë, 45-vjeçari shkroi: "Nuk do të flas me askënd për një muaj".

Ai më pas postoi një foto të një liste e cila tregon se çka do të bëjë për 30 ditët e ardhshme: "Pa alkool. Pa filma për të rritur. Pa marrëdhënie. Në Zotin ne lutemi. Amen".

West ka qenë shumë i kritikuar gjatë javëve të fundit për komentet e tij shumë nxitëse për judaizmin dhe veshjen e bluzave 'White Lives Matter' gjatë shfaqjes së tij në Javën e Modës në Paris.

Ai e humbi statusin e miliarderit pasi shumë kompania të njohura shkëputën partneritetin me të.