Rep-artistja e njohur amerikane, Cardi B, dëshiron ta ketë edhe një fëmijë të tretë sapo t’i përfundojë disa punë dhe angazhime.
Ylli i hitit “WAP”, e cila e ka vajzën katër vjeçare, Kulture dhe djalin një vjeçar, Wave, me bashkëshortin Offset, mezi pret ta shtojë edhe një anëtarë në familjen e tyre. Përmes një deklarate të fundit, ajo lë të nënkuptohet se porsa ta finalizojë albumin e saj të dytë të incizuar në studio, që vjen pas albumit të vitit 2018, “Invasion of Privacy”, ajo do të provojë të mbes shtatzënë.
Krahas postimit të një fotografie të djalit të saj, reperja shkroi: “Djali im është shumë i bukur. Mezi prej t’i përfundojë angazhimet dhe ta kem fëmijën e tretë”.
My son so fire ?❤️….I can’t wait to get business finish and have my third pic.twitter.com/Usth7PWgNv
— Cardi B (@iamcardib) October 30, 2022
Sot, Cardi shquhet si një prej artisteve më fitimprurëse në botë, dhe tashmë në karrierën e saj i ka fituar disa çmime të rëndësishme muzikore.
Por, reperja e hitit “Up” në të kaluarën kishte deklaruar që para se të bëhej e famshme ishte më e lumtur si person.
Cardi, e cila ka punuar si valltare ekzotike para se ta gjente suksesin në industrinë e muzikës, deklaroi: “Një gjë e mirë që vjen me famën është se familja ime gjithmonë e merr atë që e kërkon. Çdo gjë që dua ta blej, mundem ta blej. Më nuk më duhet të brengosen shumë për të ardhmen. Por, gjëja negative e famës është që, pavarësisht se ndihem e lumtur, gjithnjë mendoj se isha më e lumtur para tri apo katër vjetëve kur kisha më pak para. Më pak njerëz kishin mendime personale për jetën time. Atëkohë ndihesha se jeta më përkiste vetëm mua. Tani më duket sikur jeta ime nuk më takon mua por gjithë botës”.
Por pavarësisht kësaj, reperja nuk e ka në mend të largohet nga qendra e vëmendjes. Dhe qëllimi i saj i vërtetë në jetë është që të lindë fëmijë të bukur.
“Unë vërtetë dua të realizojë më shumë albume, më shumë hite të renditura në toplistën ‘Billboard’. Ndoshta dua ta krijoj një karrierë në aktrim apo si disenjatorë e modës, por synimi i vërtetë i jetës sime është të lindë fëmijë të bukur, ta ndërtojë një shtëpi madhështore dhe të bëjë biznes i cili më sjell fitime deri në ditën kur të vdes. Më pas, dua që atë pasuri ta trashëgojnë fëmijët e mi”.
Çifti i famshëm i muzikës rep dhe hip-hop, Cardi B dhe Offset, u martuan në vitin 2017. Përveç fëmijëve të përbashkët, Kulture dhe Wave, reperi Offset i ka edhe tre fëmijë tjerë, Jordan, Kody dhe Kalea, nga lidhjet e mëparshme.