Showbiz

Zi e më zi, Kanye West dëbohet edhe nga zyra e “Skechers”

Karriera e Kanye Westit po shkon keq e më keq pas deklaratave të tij antisemite. West së fundmi u përzu nga dy drejtuesit e kompanisë së këpucëve, “Skechers”, nga zyra e saj në Los Angeles.

Sipas njoftimit të kompanisë, Westi erdhi pa paralajmërim dhe pa ftesë, duke shtuar se ai po xhironte pa autorizim në ndërtesë dhe se ishte larguar pas një bisede të shkurtër.

“Skechers nuk po e konsideron dhe nuk ka ndërmend të bashkëpunojë më me Westin. Ne dënojmë deklaratat e tij të fundit përçarëse dhe nuk tolerojmë antisemitizmin apo ndonjë formë të gjuhë së urrejtjes”, thuhet në deklaratë.

Vizita e Westit në “Skechers” erdhi pak ditë pasi Adidasi ndërpreu bashkëpunimin me të dhe shkak janë komentet antisemite të reperit.

Para Adidasit, edhe shtëpia e modës Balenciaga i dha fund bashkëpunimit me të.

Dhe figura e tij u hoq nga muzeu i Madame Tussauds.

Edhe Forbes konfirmoi se e gjithë kjo situatë ndikon në pasurinë e Westit, duke zbuluar se reperi nuk është më miliarder dhe se deklaratat e tij që shkaktuan ndërprerjen e bashkëpunimit me Balenciagan dhe Adidasin i kushtuan dhe se pasuria e tij bie në 400 milionë dollarë.