Gjigandi i veshjeve Adidas ka ndërprerë kontratën me reperin Ye, i njohur si Kanye West, duke thënë se "nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër gjuhe të urrejtjes", shkruan BBC.
Bashkëpunimi i markës Yeezy të Adidasit me Westin u rishikua, pasi reperi mbajti vesh një bluzë "White Lives Matter" në Javën e Modës në Paris.
Ditë më vonë, reperi postoi komente antisemite në llogarinë e tij në Twitter.
Produktet e tij do të tërhiqen nga shitja me efekt të menjëhershëm, thuhet në komunikatën e Adidasit.
Marka e veshjeve sportive ka thënë më parë se bashkëpunimi i markës Yeezy me Kayen Westin ishte një nga më të suksesshmit në historinë e kompanisë.
Ndërprerja e partneriteti do t’i kushtojë kompanisë humbje neto prej 217 milionë funtesh në vitin 2022.
Kanye Westi kishte akuzuar më parë Adidasin për vjedhjen e modeleve të tij, në një postim tashmë të fshirë në Instagram.