Showbiz

Albumi i ri i Taylor Swiftit thyen rekord në Spotify

Albumi më i ri i Taylor Swiftit ka thyer rekordin e Spotify për albumin më të transmetuar në një ditë të vetme.

Albumi i yllit të popit, “Midnights”, u publikua të premten.

Më pak se 24 orë më vonë, gjigandi i transmetimit të muzikës njoftoi në internet se albumi kishte grumbulluar më së shumti transmetime në një ditë të vetme në historinë e platformës. 

“Dhe para se ora të arrinte edhe mesnatën e 22 tetorit, Taylor Swift theu rekordin për albumin më të transmetuar në një ditë të vetme në historinë e Spotify. Urime”, u tha në njoftimin e platformës.

Ndërkaq, reagoi edhe Swift.

“Si u bëra kaq fatlume, t’ju kem juve njerëz që bëni diçka kaq të mahnitshme”.

Swift befasoi fansat kur njoftoi për albumin e ri në gusht të këtij viti.