Showbiz

Meghan Trainor: Ndihesha e humbur pas lindjes së djalit

Këngëtarja e njohur amerikane, Meghan Trainor, e cila e ka djalin 20 muajsh, Riley, me bashkëshortin Daryl Sabara, në një intervistë të fundit e pranoi se kishte kaluar nëpër ca sfida pas lindjes së fëmijës me anë të operacionit.

28-vjeçarja e cila është duke e promovuar albumin e saj të ri të titulluar, “Takin’ It Back”, deklaroi: “Kënga e parë që e shkrova pasi e linda fëmijën, dua të them, pasi iu nënshtrova operacionit cezerian, po ndihesha shumë keq dhe nuk e doja aspak veten. Isha më e plotë se kurrë dhe thjesht ndihesha e humbur. Kënga titullohet ‘Remind Me’ dhe flet për faktin se si bashkëshorti im ma kujton vazhdimisht se kush kam qenë dhe sa e bukur mendon se jam. Prandaj, mund të them se do të shihni shumë nga kjo anë e imja në këtë album”. 

Pavarësisht pasigurive dhe sfidave të paslindjes, Meghan e pranon se të qenit nënë ia ka mësuar shumë gjëra për veten. 

“Unë mund të përballojë shumë më shumë gjëra se që kam menduar. Jam shumë më e fuqishme. Gjithmonë them me vete, ‘pasi e përballova operacionin e lindjes, kam mundësi të bëjë çfarëdo’. Dhe kështu mendoj sa herë që e kalojë ndonjë ditë të vështirë. Në fakt kjo më ka ndihmuar t’i bëjë disa gjëra të vështira, si shkuarja në fitnes çdo ditë. Unë jam një grua e fuqishme dhe luftëtare”, deklaroi këngëtarja për “MailOnline”.

Trainor më herët e pranoi se kishte pësuar çrregullim të stresit post-traumatik, pas lindjes së djalit. Pop këngëtarja e pati një rikuperim të vështirë dhe pak më të gjatë, por sot, ajo dhe Riley gëzojnë shëndet të mira. Meghan nuk e përjashton mundësinë për ta zgjeruar familjen në një të ardhme të afërt. 

{gallery}