Showbiz

Kim Kardashian dhe Kanye West komunikojnë vetëm përmes asistentëve

Kanye West e ka kaluar kufirin me Kim Kardashianin. Burimet kanë thënë për Page Six se manjatja e “Skims” është aq e ngopur me sjelljen e Ye, saqë ajo nuk flet më me të për oraret e fëmijëve të tyre pa një palë të tretë.

“Ata kanë pasur zero komunikim në disa javë dhe i gjithë komunikimi në lidhje me oraret e fëmijëve tani koordinohet përmes asistentëve”, tha një burim për Page Six.

Thuhet se Kardashian është distancuar nga Ye për shkak të këmishës me mbishkrimin "White Live Matters", intervistës së tij të mëvonshme me Tucker Carlson dhe tweetet e tij antisemitike, nga të cilat "ajo është shumë e mërzitur".

Kanye West dhe Kim Kardashian nuk kanë pasur asnjë komunikim prej disa javësh, thanë burimet.

Çifti ishte i martuar për shtatë vjet, derisa Kardashian paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2021.

Një tjetër burim i brendshëm ka thënë për Ye se "të gjithë tani po e shohin se ai ishte katalizatori për divorcin".

Kim dhe Ye kanë katër fëmijë nga martesa e tyre.