Showbiz

Kanye West akuzohet se lavdëroi Hitlerin

Një ish-punëtor i TMZ-së ka thënë se Kanye West ka bërë disa komente ku lavdëronte Hitlerin dhe nazistët në një intervistë të mëparshme, por se vetë punonjësi tha se nuk u shqetësua nga gjuha antisemitike e reperit.

Kanye West, i cili është bllokuar nga Twitteri dhe Instagrami për një seri postimesh antisemitike ka bërë edhe komente të tjera të çuditshme se “fëmijë të rremë” janë futur në shtëpinë e tij për të manipuluar fëmijët e tij, shkroi The Independent.

Mesazhet e tij bien ndesh me rregullat e platformave që kanë të bëjnë me urrejtjen, promovimin e dhunës, kërcënimin apo ngacmimet.

Të mërkurën u shpërnda një letër që pretendohet se e ka marrë Westi nga JP Morgan ku thuhet se banka ka ndërprerë marrëdhënien e tyre financiare “pa dhënë asnjë arsye zyrtare”.

“Po ua konfirmojmë diskutimin e fundit me [emër i redaktuar] se JP Morgan Chase Bank ka vendosur t’i ndërpresë marrëdhëniet me Yeezy LLC dhe subjektet e lidhura me të”, thuhet në letër.