Showbiz

Khloe Kardashianit i është hequr një tumor nga fytyra

Ylli televiziv, Khloe Kardashian, e ka larguar një tumor nga fytyra për të cilin dyshohej se ishte kancerogjen.

Afaristja 38-vjeçare, e cila para pak javësh u bë nënë për herë të dytë përmes një surrogate, e ndau lajmin me fansat në rrjetet sociale. Ajo zbuloi se i është nënshtruar një operacioni për largimin e një gunge të vogël nga faqja.

“Unë kam lexuar shumë lajme në media ku spekulohet rreth fashës të cilët e mbaj në fytyrë tash e ca kohë, dhe disa prej jush keni treguar kureshtje pse po e bëjë këtë. Pasi vura re një gungë të vogël në faqe dhe supozova se ishte diçka aq e vogël, si një puçërr, pas shtatë muajve kur e kuptova se ajo nuk po largohej vendosa t’ia bëja biopsinë. Dermatologia Tess Mauricio e kontrolloi atë, dhe më pas ia bëra një biopsi të dytë tek mjeku Daniel Behroozan, sepse që të dy po dyshonin se kjo gungë ishte diçka e pazakontë për një person të moshës sime. Disa ditë më vonë m’u kumtua lajmi se duhet t’i nënshtrohem operacionit të menjëhershëm për ta larguar një tumor nga fytyra. Në këtë pikë e telefonova mjekun më të mirë që e njoh, Dr. Garth Fischer, një mik i afërt i familjes dhe një prej kirurgëve më të mirë në Beverly Hills, për të cilin e dija se do të kujdesej për fytyrën time në mënyrën më të mirë të mundshme”, shpjegoi Khloe në mesazhin e saj.

Themeluesja e kompanisë “Good American” tutje shpjegoi se në moshën 19-vjeçare i ishte nënshtruar operacionit për largimin e kancerit të lëkurës (melanoma), kështu që ka prirje për zhvillimin e tumoreve kancerogjene. Prandaj ju bëri thirrje të gjithëve që të kontrollohen rregullisht te mjeku, për parandalimin e zhvillimit të kancerit të lëkurës.

Kardashian po ashtu shpjegoi se po ndihet mirë dhe aktualisht fytyra e saj është duke u shëruar.