Showbiz

Swift konfirmon bashkëpunimin me Lana Del Rey

 

Taylor Swift ka zbuluar se Lana Del Rey do të jetë bashkëpunëtorja për këngën e re “Snow on the Beach”.

Sëift konfirmoi bashkëpunimin në pjesën e fundit të “Midnights Mayhem With Me”, seri videosh përmes së cilave ajo ka zbuluar titujt e këngëve nga albumi i ardhshëm “Midnights”, shkroi NME.