Blanchett thotë se kritikat e ashpra e kanë bërë aktore më të mirë
Foto: AP/Associated Press
Ylli i kinematografisë, Cate Blanchett, është e bindur që kritikat e ashpra të cilat i kishte marrë në fillimet e karrierës, e kanë bërë perfomuese më të mirë.
Aktorja e shpërblyer me dy çmime “Oscar”, deklaroi se disa situata në të cilat e kishte gjetur veten në sheshin e xhirimeve ishin aq të ashpra, saqë sot do të konsideroheshin çështje për burimet njerëzore, por ajo ka arritur të mësojë nga këto shkëmbimeve brutale.
“Njerëzit shpesh flasin për të majtën dhe të djathtën, të drejtën dhe të gabuarën, të mirën dhe të keqen. Unë nuk mendoj në ato terma. Arti ekziston edhe në zonën gri. Në fillimet e karrierës sime, njerëzit më kanë folur në mënyra të tilla që sot, ndoshta do të mund të shkoja te burimet njerëzore dhe të ankohesha, por ato biseda dhe situata të së kaluarës më kanë bërë një aktore më të mirë. Është e rëndësishme që të flasim sinqerisht me njëri-tjetrin”, deklaroi Blanchett për revistën “Harper’s Bazaar UK”.
Aktorja e filmit “Babel” po ashtu tha se është e hutuar nga obsesioni modern i njerëzve që duan të shprehin “të vërtetën” e tyre. Ajo tha se ishte jetike për të që ta kuptonte ndryshimin midis perspektivës së dikujt dhe të vërtetës, pasi ajo e konsideron konceptin e fundit të pakuptimtë.
Numri i muajit nëntor i revistës “Harper’s Bazaar UK” do të dal në shitje të enjten.
+ 6
53-vjeçarja nga Australia, shquhet si një prej aktoreve më të mira dhe të shpërblyera të Hollywoodit. Gjatë karrierës tri dekadëshe ajo ka luajtur në filma të suksesshëm si, “Elizabeth”, “Carol”, “The Lord of the Rings”, “The Curious Case of Benjamin Button”, “Nightmare Alley”, “Blue Jasmin”, “Robin Hood”, “Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull” dhe të tjerë.
Filmi i ardhshëm i Blanchettit është drama psikologjike, “Tár”, i cili lansohet nëpër kinema të më 7 tetor 2023.