Çifti i njohur i showbizit, Tom Brady dhe Gisele Bundchen, besohet se kanë angazhuar avokatë të shkurorëzimit.
Ylli 47-vjeçar i NFL-it u martua me supermodelen braziliane në vitin 2009, dhe së bashku i kanë dy fëmijët, Benjamin dhe Vivian. Por, dyshja besohet se ka vendosur t’i jap fund martesës pas një argumenti të ashpër mes tyre.
“Unë nuk e kam menduar që ky argument do ta përfundonte martesën e tyre, por siç duket kështu ndodhi. Nuk mendoj se do të ketë kthim prapa për ta. Që të dy i kanë angazhuar avokatët e shkurorëzimit dhe po shikojnë se çfarë do të sjellë ndarja, kush, çfarë do të marrë dhe cilat do të jenë financat e tyre”, deklaroi një burim i çiftit për portalin “PageSix”.
Lajmi i ndarjes së çiftit vjen vetëm disa javë pasi u pretendua se Tom, i cili gjithashtu e ka një djalë 15-vjeçar nga lidhja e mëparshme me Bridget Moynahanin, kishte qëndruar larg gruas së tij. Kjo pasi Gisele ishte mërzitur për shkak të vendimit të sportistit të famshëm për t’iu rikthyer futbollit, vetëm disa muaj pasi e bëri të ditur lajmin e pensionimit nga ky sport.