Showbiz

Rita Ora shfaq tatuazhin në ije

Descriptive Text

Rita Ora është fotografuar me xhinse të reja, ndërsa shihet tatuazhi i saj në ije, shkruan “The Sun’.

Këngëtarja e famshme kosovare ka postuar foto në Instagram duke punuar në një studio në Zelandë të Re. Në xhinset e hapura në pjesën e djathtë shihet tatuazhi i Rita Orës.

“All’s fair in love and war”, shkruan në tatuazhin e këngëtares. Në shqip: “Gjithçka është fer në dashuri e luftë”.

Po ashtu Rita Ora ka treguar edhe barkun e formësuar nga ushtrimet.

Rita Ora është larguar nga Britania e Madhe për të vazhduar jetën në Australi.

Ajo është martuar me regjisorin Taika Waititi.

Image