Showbiz

“Black Panther: Wakanda Forever” së shpejti nëpër kinema

 

Janë publikuar pamjet e reja të filmit të shumëpritur, “Black Panther: Wakanda Forever”, të cilat ia prezantojnë publikut personazhin e lig të quajtur Namor, si dhe personin e ri që do ta vesh kostumin e superheroit Black Panther.

Projekti i 30-të me radhë i bazuar në universin kinematik “Marvel”, është vazhdim i filmit shumë të suksesshëm të vitit 2018 dhe vjen me regji të Ryan Cooglerit.