Showbiz

Bruce Willis mohon se ka shitur të drejtat e fytyrës

Bruce Willis - Deepcake

Agjenti i Bruce Willisit ka mohuar raportimet se ylli i filmit ka shitur të drejtat e fytyrës së tij, raporton BBC.

Javën e kaluar, është raportuar se Willis, në marrëveshjen e parë të llojit të tillë, ia ka shitur të drejtat e fytyrës kompanisë Deepcake.

Mirëpo, zëdhënësi i Willisit, i ka thënë BBC-së se nuk ka ndonjë marrëveshje partneriteti me kompaninë.

Dhe po ashtu përfaqësuesi i Deepcake, ka thënë se vetëm Willis i ka të drejtat e fytyrës së vetë.

Willis ka njoftuar në mars se po tërhiqet nga aktrimi, pasi është diagnostikuar me afazi, një çrregullim që prek ë folurit.

Deepfakes përdor intelegjencën artificiale (AI) dhe teknologjinë e makinave të mësimit për të krijuar video reale – shpesh të personave të famshëm apo politikanëve. Për aktorët që më nuk mund të aktrojnë, teknologjia ka potencial për të ndryshuar gjërat.

Më 27 shtator, “Daily Mail” raportoi se është arritur marrëveshja mes Willisit dhe Deepcaket.