Angelina Jolie ka folur për protestat e vazhdueshme në Iran pas vdekjes së 22-vjeçares të quajtur Mahsa Amini - e cila vdiq pasi u arrestua nga policia për dyshimin se kishte veshur hixhabin në mënyrë të gabuar.
Aktorja e famshme hollivudiane ka shpërndarë në rrjetet sociale një sërë imazhesh nga rrugët e Iranit në nderim të grave “të guximshme” të vendit, të cilat kanë prerë flokët ose kanë djegur mbulesat e kokës në shenjë proteste, raportoi revista “People”.
"Respekt për gratë e guximshme, sfiduese, të patrembura të Iranit. Të gjithë ato që kanë mbijetuar dhe rezistuar për dekada, ato që dalin në rrugë sot, dhe Mahsa Amini dhe të gjithë të rinjtë iranianë si ajo. Gratë nuk kanë nevojë që morali i tyre të jetë i kontrolluar, mendjet e tyre të riedukuara ose trupi i tyre i kontrolluar. Ato kanë nevojë për liri për të jetuar dhe marrë frymë pa dhunë dhe kërcënime. Për gratë e Iranit, ne ju shohim #ËomanLifeFreedom #MahsaAmini”, ka shkruar Jolie në Instagram.
Protesta të fuqishme kanë shpërthyer në Iran pas vdekjes së Mahsa Aminit, në fillim të këtij muaji.
Shumë gra atje kanë dalë në rrugë duke djegur shamitë e tyre në shenjë revolte për vdekjen e saj.