Showbiz

Hailey Bieber rrëfehet për herë të parë për fillimet e lidhjes me Justinin

Modelja e njohur, Hailey Bieber, ka treguar për herë të parë nëse e ka vjedhur Justin Bieberin nga Selena Gomezi.

Biseda e hapur dhe e sinqertë e bukuroshes 25-vjeçare rreth kësaj teme, kishte për qëllim që, më në fund, njerëzit ta dinin të vërtetën rreth asaj që kishte ndodhur, duke ua ofruar fansave mundësinë që ta dëgjojnë anën e saj të historisë.

Në sekuencat e para të shkëputura nga intervista e Haileyt për podcasting “Call Her Daddy”, prezantuesja Alex Cooper e pyet modelen nëse romanca e saj me Justinin kishte filluar sa ai ishte ende i lidhur me Selenan, kurse modeja deklaroi: “Kjo është një çmenduri, unë kurrë më herët nuk ka folur për këtë temë. Një pjesë e madhe e paragjykimeve dhe urrejtjes vijnë nga mendimi i njerëzve që unë e kam vjedhur Justinin nga ajo”.

Alex më pas e pyeti: “A ishte e përfshirë me Justinin në mënyrë romantike, në të njëjtën kohë me Selenan?”, ndërsa Hailey u përgjigj: “Gjithçka ka të bëjë me faktin që njerëzit ta mësojnë të vërtetën. Sepse ekziston një e vërtetë”.

Intervista e plotë e Hailey Bieberit transmetohet të mërkurën (28 shtator), ku vjen edhe sqarimi i plotë i modeles rreth kësaj çështje të cilën fansat ende e kanë shumë për zemër.

Pop-ylli kanadez, Justin Bieber, rinia e së cilit karakterizohet me skandale, varësi nga droga, arrestime për vozitje në gjendje të dehur dhe vandalizëm, e filloi lidhjen romantike me këngëtaren dhe aktoren Selena Gomez në vitin 2010, kur ata ishin rreth moshës 16 dhe 18 vjeç. Lidhja e tyre, megjithëse jostabile, zgjati deri në mars të vitit 2018. Gjashtë muaj më vonë, Bieber u martua me modelen Hailey Baldwin.

Nga atëherë, lidhja dhe martesa e tyre u përcoll me shumë kritika dhe reagime të ashpra nga fansat anembanë botës, të cilët e akuzuan Bieberin për tradhti. Çifti i famshëm i showbizit asnjëherë nuk foli publikisht ndaj këtyre akuzave.