Pop këngëtarja e famshme, Billie Eilish, do ta shënojë përfundimin e turneut botëror, “Happier Than Ever”, me një koncert special që do të transmetohet live, raporton portali “Female”.
Të premten (30 shtator), ylli i hitit “Bad Guy” do ta transmetojë koncertin e xhiruar të titulluar, “Happier Than Ever, The World Tour”, në platformën “Apple Music”, në prag të përfundimit zyrtarë të turneut që zgjati plot shtatë muaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoncerti është xhiruar në arenën O2 të Londrës në fillim të këtij viti.
Krahas një traileri të shkurtër të koncertit live, Eilish në Instagram e postoi edhe mesazhin ku shkruhej: “Turneu botëror ‘Happier Than Ever, The World Tour’ vjen këtë javë në platformën ‘Apple Music Live’. Kurrë nuk kam qenë më krenare për ndonjë performancë, sesa për koncertet e këtij turneu. Isha shumë e lumtur me idenë e xhirimit të tyre dhe mezi pres që të gjithë ju ta shikoni koncertin final nga të gjitha anët e botës”.
Koncerti i xhiruar dhe montuar në formë filmi, do të transmetohet më 30 shtator në ora 7 pasdite në Amerikë.
Ndërkohë, një ditë më herët prezantuesi Zane Lowe do ta realizojë një intervistë me Billie Eilishin, e cila transmetohet më platformën “Apple” një ditë para koncertit.
Në vitin 2021, Eilish e publikoi filmin koncertal, “Happier Than Ever: A Love Letter To Los Angeles”, i cili ishte xhiruar gjatë pandemisë në sallën e zbrazët të ndërtesës ikonike “Hollywood Bowl”.