Showbiz

“BLACKPINK” vazhdon të thyejë rekorde me albumin “Born Pink”

“BLACKPINK” është bërë grupi i parë i muzikës K-Pop i përbërë nga katër vajza, që debuton në vendin e parë të toplistës së 200 albumeve më të mira, “Billboard”.

Më 25 shtator, “Billboard” e zbuloi lajmin se albumi i dytë i kuartetit i incizuar në studio, “Born Pink”, ka debutuar në maje të tabelës së përjavshme të albumeve më të mira. Kjo e bënë “BLACKPINK”, grupin e parë të muzikës K-pop si dhe grupin e parë vajzave që e arrin këtë sukses, nga viti 2008.

“Born Pink” i ka shitur 102 mijë kopje në javën e parë të publikimit.

“BLACKPINK” me lansimin e albumit të parë muzikor në vitin 2020, “THE ALBUM”, kishte arritur të debutoj në vendin e dytë të toplistës “Billboard”.

“Born Pink” është albumi i tretë i një grupi nga Korea Jugore, që arrin të pozicionohet lartë në toplistën e 200 albumeve më të mira, pas albumit “Proof” nga grupi “BTS” dhe “Oddinary” nga grupi “Stray Kids”.

Grupi “BLACKPINK” po ashtu e ka thyer një rekord tjetër me albumin e ri. “Born Pink”, zyrtarisht është bërë albumi i parë i muzikës K-Pop që i kryeson toplistat e albumeve më të mira në Britani të Madhe.