Showbiz

Fansat duan që Khloé Kardashian të lidhet me Michele Morronen

Descriptive Text

Adhuruesit e Khloé Kardashianit po provojnë t’ia gjejnë një partner yllit televiziv, pas ndarjes nga i dashuri i saj basketbollist, Tristan Thompson.

Gjatë fundjavës, Khloé u fotografua krahas aktorit të filmave “365 Days”, Michele Morrone, pasi që të dy ishin prezent në javën e modës n Milano. Por, pas publikimit të këtyre fotografive në media, adhuruesit e Kardashianit po e shprehin dëshirën për një lidhje të mundshme mes tyre. 

Khloé dhe Michele, ishin ulur në rendin e parë të sfilatës së markës “Dolce & Gabbana”, e cila për koleksionin e ri, “Ciao, Kim”, ka bashkëpnuar me yllin televiziv, Kim Kardashian. 

Pas sfilatës, Khloé dhe 31-vjeçari, Morrone, pozuan së bashku në prapaskenë, të cilën fotografi aktori italian e postoi në Instagramin e tij.

Edhe pse nuk ka asnjë provë të mëtejshme që dyshja janë të lidhur në mënyrë romantike, kjo nuk i pengoi fansat të teorizonin se ata do të ishin një çift i mrekullueshëm.

“Ata duken shumë mirë së bashku”, shkroi një adhurues në TikTok, derisa një tjetër shtoi, “Michele do ta trajtonte atë shumë mirë”. Kurse në Twitter një fans i Kardashianit postoi mesazhin ku shkruhej: “Nuk e kuptoni, por pasi e pash atë foto, kam nevojë që Khloé Kardashian dhe Michele Morrone të bëhen çift”.

Zëdhënësit e Kardashian dhe Morrone nuk kanë pranuar të komentojnë rreth raportit me tyre.

Vëmendja pozitive e publikut rreth nënës së dy fëmijëve, Khloé Kardashian, vjen pak ditë pas premierës së sezonit të dytë të shout “The Kardashians” në Hulu, episod ky i cili fokusohet në Khloén dhe mënyrën se si ajo u përball me tradhtinë nga ish i dashuri, Tristan Thompson.