Showbiz

Beyonce po rezervon stadiume për turne në verë të vitit 2023

Beyonce ka filluar të rezervojë stadiume për një turne në verë të vitit 2023, ka mësuar Page Six.

Një burim i brendshëm tha se këngëtarja amerikane po rezervon stadiume në të gjithë globin dhe një njoftim zyrtar lidhur me turneun do të arrijë në javët e ardhshme.

Turneu do të jetë për albumin më të ri të publikuar më 29 korrik “Renaissance”.

Albumi u rendit në krye të tabelës Billboard 200, derisa Beyonce tani ka marrë kontrollin e Billboard Hot 100 me këngën debutuese të albumit, "Break My Soul".

Beyonce gjithashtu mban vendin e parë në tabelën Artist 100.

Këngëtarja 41-vjeçare është gruaja e pestë që kryeson klasifikimet Artist 100, Hot 100 dhe Billboard 200 në të njëjtën kohë. Katër të tjerat janë Taylor Swift, Adele, Ariana Grande dhe Camilla Cabello.

Turneu i fundit i Beyonce ishte “On The Run Tour II” me bashkëshortin e saj Jay-Z, i cili promovoi albumin “Everything is Love”.

Image