Showbiz

Kate Winslet përfundon në spitalin e Dubrovnikut

Foto: AP/Associated Press
 

Aktorja e njohur britanike, Kate Winslet, është dërguar urgjentisht në spital pasi pësoi lëndim në këmbë.

46-vjeçarja, Winslet, aktualisht është duke xhiruar në fshatin e Kroacisë, Kupari. Ajo u detyrua të kërkojë kujdes mjekësor pasi rrëshqiti në sheshin e xhirimeve të filmit të ri biografik, “Lee”, bëjnë të ditur mediat kroate.