Kim Kardashian tani është beqare, por ka nisur të mendojë për të dashurin e ardhshëm.
Ylli televiziv ishte e ftuar të mërkurën në “The Late Show” me James Corden, ku foli hapur për jetën e saj private, raportoi revista “People” të enjten.
Kardashian, 41 vjeç, u pyet nga Corden se si e sheh partnerin e ardhshëm pas ndarjes nga Pete Davidson, derisa ajo nuk hezitoi të thoshte se mund të kërkonte një mjek apo avokat.
“Me të vërtetë nuk e kam menduar këtë, sepse nuk jam duke kërkuar të dashur. Dua të kënaqem vetë për pak kohë. Mendoj se kam nevojë t’i përkushtohem vetes dhe të fokusohem, ta përfundojë shkollën. Por mendoj se rruga ime e ardhshme...ndjej sikur duhet të bëjë ca ndryshime. Është e qartë se nuk po funksionon çfarëdo që po bëj. Ndoshta mund të nisë më spitalet dhe të njihem me ndonjë doktor, apo me ndonjë avokat”, është shprehur Kardashian.
Lidhja e Kim me Pete zgjati vetëm disa muaj. Para kësaj, Kim ishte e martuar për disa vjet me reperin, Kanye West, me të cilin ka katër fëmijë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.