Showbiz

Nick Cannon baba për herë të nëntë, në pritje të fëmijës së dhjetë

Komediani dhe prezantuesi televiziv amerikan, Nick Cannon, është bërë baba për herë të nëntë. Ai ka publikuar fotografi të foshnjës së lindur nga modelja Lanisha Cole.

Zakonisht në të kaluarën Cannon ka njoftuar fansat se është në pritje të fëmijës së radhës, para se ata të vinin në jetë. Këtë herë, nuk kishte bërë paralajmërim.

Ai publikoi lajmin në Instagram, me një fotografi të veten, vajzës dhe Colet.

Cannon tashmë ka nëntë fëmijë me gjashtë gra. Shumica e fëmijëve kanë lindur në dy vjetët e fundit.

Ka binjakë 11-vjeçare me Mariah Careyn, një djalë pesëvjeçar dhe një vajzë njëvjeçare me Brittany Bellin, binjakë njëvjeçarë me Abby De La Rosan dhe një djalë gjashtëjavësh me Bre Tiesin. Ai kishte edhe një djalë me Alyssa Scottin. Fëmija pesëmuajsh vdiq në vitin 2021 si pasojë e kancerit në tru.

Muajin e shkuar, Cannon njoftoi se po pret të bëhet baba edhe i një fëmije tjetër me Bellin.

https://www.instagram.com/nickcannon/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ec9029ba-4dae-4a10-b319-055ae974f97e