Në një intervistë të fundit për revistën “The Cut”, Megan Thee Stallion, e konfirmoi lajmin se i është bashkuar zyrtarisht universit kinematik “Marvel”.
Rep-artistja i është bashkuar kastës së aktorëve të serialit të fundit të platformës Disney+, “She-Hulk: Attorney at Law”, raporton portali "Them".
Në dramën me superheronj, “She-Hulk: Attorney at Law”, personazhi i famshëm për publikun, Bruce Banner, e ndihmon kushërirën e tij Jennifer Walters kur ka nevojë për transfuzion urgjent të gjakut. Dhe e dini se çfarë ndodhë pastaj? Ajo bëhet me superfuqi të njëjta sikur superheroi Hulk. Aktorja Tatiana Maslany e luan rolin e Jenniferit, e cila është një avokate e specializuar në rastet juridike me orientim mbinjerëzor.
Seriali debutoi në Disney+ më 18 gusht, derisa çdo javë transmetohet nga një episode i ri i projektit. Sezoni i parë pritet të përfundojë më 13 tetor.
Duke folur për portalin “Deadline”, aktori Josh Segarra, i cili në këtë shou e portretizon avokatin, Augustus “Pug” Pugliese, dha pak hollësi rreth rolit të reperes së famshme.
“Një zotëri mashtrohet nga një personazh i një universi tjetër, apo ta themi më mirë, një bote tjetër. Ai mendon se është në lidhje me atë person, por në fakt ky nuk është realiteti, prandaj ne duhet ta ndihmojmë atë që ta kuptojë situatën në të cilën gjendet”, shpjegoi Segarra, duke e konfirmuar lajmin se rolin e mashtrueses e luan një artiste e njohur e muzikës.
Ylli i hitit “Hot Girl” është adhuruese krenare e animacioneve, librave komik dhe projekteve televizive, prandaj angazhimi i saj në serialin e ri të “Marvelit” është veprimi i duhur për të.
Por, roli në serialin “She-Hulk” nuk është i pari për Meganin. Në fillim të vitit ajo e fitoi një rol në komedinë muzikore, “F*cking Identical Tëins”, dhe në fillim të gushit u shfaq me rol të vogël në sezonin e dytë të serialit “P-Valley”.
Reperja gjithmonë e ka shprehur dëshirën për të depërtuar në industrinë e filmit dhe televizionit, madje në vitin 2019, për revistën “Vogue”, tregoi se është duke e shkruar një film të zhanrit horror.